Debati i Ramës me ambasadorin rus, Zelensky i kënaqur: Sot i treguat botës se si duhet të sillet me Moskën

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 18:06 | Aktualitet
Debati i Ramës me ambasadorin rus, Zelensky i kënaqur: Sot i treguat

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka mbetur i kënaqur nga mënyra sesi kyreministri Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, menaxhoi debatin me përfaqësuesin e delegacionit rus.

Në një postim në platformën X, Zelensky falenderon homologun shqiptar që po e drejton Presidencën e Këshillit të Sigurimit, siç u shpreh ai, në mënyrë parimore.

Sot, Rama sipas Zelensky-t, i tregoi botës sesi duhet trajtuar Rusia.

 “I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës sesi duhet të sillet me Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që po e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore.”

Kujtojmë se drejtimi i Edi Ramës nisi me përplasje mes tij dhe përfaqësuesit të Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në lidhje me fjalimin që duhej të mbante presidenti ukrainas.

Në fjalimin që mbajti vetë, Rama u kërkoi shteteve të dallonin qartë se kush është agresori në luftën e Ukrainës dhe se kush është viktima.

Kryeministri bëri gjithashtu thirrje që askush të mos e braktisë Ukrainën, pasi “askush nuk e ka të garantuar paqen.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos