Vala e re e Covid-19, EMA: Vaksinat e miratuara nga BE-ja, efikase ndaj të gjitha varianteve

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 21:00 | Aktualitet
Vala e re e Covid-19, EMA: Vaksinat e miratuara nga BE-ja, efikase ndaj të

Teksa bota po përballet me valën e radhës të Covid-19, Agjencia Europiane e Barnave ka bërë të ditur se vaksinat e miratuara në bllok janë efikase ndaj të gjithë varianteve në qarkullim.

Drejtuesi i EMA-s, Emer Cooke u shpreh se pandemia ka përfunduar, por shtoi se virusi mbetet ende kërcënim për ata që janë në grupmoshën e të rrezikuarve.

Për këtë arsye, sipas tij, njerëzit mbi 65 vjeç, personat me probleme shëndetësore dhe gratë shtatzëna duhet të vaksinohen.

Nga ana e tyre, autoritetet shëndetësore evropiane (Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ECDC dhe Agjencia Evropiane e Barnave EMA) parashikojnë një “ringjallje të gripit sezonal si dhe rritje të transmetimit të Covid-19 në zonën e bllokut.

Pritet që viruset të qarkullojnë në muajt e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos