Rama dhe Yuri Kim ritakohen në SHBA

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 19:17 | Aktualitet
Rama dhe Yuri Kim ritakohen në SHBA

Edi Rama dhe Yuri Kim janë ritakuar në SHBA. Kësaj here, Kim është në rolin e ndihmës sekretares se Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në një postim në platformën X, ish-ambasadorja amerikane shprehet se kryeministrin diskutuan rreth mënyrave me anë të të cilave mund të forcohen më tej marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

E lumtur që shoh Edi Ramën në #UNGA78, ku ai kishte rolin e presidentit në debatin e Këshillit të Sigurimit rreth pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në po ashtu patëm mundësinë që të diskutonim rreth mënyrave sesi mund të forcojmë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE, dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane u largua nga Shqipëria në fillim të kësaj vere pas një pune trevjeçare në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos