Ballkani, i pafat, humb minimalisht ndeshjen e parë në Conference League

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 08:14 | Futboll
Ballkani, i pafat, humb minimalisht ndeshjen e parë në Conference

Ballkani ishte i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League. Dardanët u mposhtën minimalisht nga Viktoria Plzen dhe nuk morën asnjë pikë nga kjo transfertë e parë.

Në pjesën e parë, skuadra e Ilir Dajës u mbrojt mirë dhe la shumë pak hapësira. Pavarësisht, rasteve nga vendasit, rrjetat nuk u prekën. Dueli u zhbllokua vetëm në fraksionin e dytë me një gol aksidental të Kalvak.

Ballkani në fund kishte dhe një mundësi të mirë për të barazuar shifrat, por ekipi shqiptar ishte i pafat. 

Në takimin tjetër të grupit C , Dinamo Zagreb shkatërroi me rezultatin 5-1 kazakët e Astanës. Një ndeshje pa histori pasi kroatët dominuan nga fillimi deri në fund. Vendasit shënuan me Petkovic dy herë, Bulat, Marin dhe në fund Halilovic i dha dhe goditjen finale. Astana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 78, por vetëm për statistika, pasi kroatët i kishin siguruar 3 pikët e para. 

Në ndeshjen tjetër, Dinamo Zagrebit përballet me Ballkanin e Ilir Dajës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Viktoria Plzen udhëton në Kazakistan përballë Astanës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos