
Me dy golat e shënuar në portën e Aston Villa, Ernest Muçi nuk ishte thjesht lojtari i ndeshjes për Legia Warsaw. Për mënyrën si i realizoi golat dhe nivelin e vështirësisë së kundërshtarit, talenti shqiptar i sulmit është vlerësuar edhe nga UEFA.
Jo rastësisht 21-vjeçari është përfshirë në garën për lojtarin e Javës në Conference League. Muçi është në garë me Kožulj tëZrinjski-t, Piotrowski që realizoi dy gola për Ludogorets dhe Ranieri-n e Fiorentinës.
Votimi në faqen zyrtare të Conference League është hapur dhe tifozët kanë nisur të votojnë për të preferuarin e tyre.
Paraqitja e shkëlqyer e sulmuesit të Kombëtares përballë një kundërshtari me emër si Aston Villa, u ndoq në stadium nga trajneri Sylvinho. Pasi nuk e aktivizoi Ernest Muçin në dy ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, trajneri i Kombëtares, i shoqëruar nga asistenti i tij, Dorival, e vëzhguan në aksion.
Përpos klasit të padiskutueshëm dhe dy golave të shënuar, drejtuesi i stolit të Kombëtares pa me sytë e tij edhe mbështetjen e tifozëve të Legias për Ernest Muçin. Pas ndeshjes, në momentin e përshëndetjes së skuadrës për fitoren, ultras-ët polakë kënduan të gjithë në kot emrin e yllit të ri shqiptar. (A2 Televizion)