“3500 euro ose publikojmë videot!” Arrestohen dy të rinj në Tiranë, kërcënonin një 63-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 08:51 | Kronikë
“3500 euro ose publikojmë videot!” Arrestohen dy të rinj

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj që kanë kërcënuar një 63-vjeçar duke i kërkuar para.

 Sipas informacioneve, F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe i bënin shantazh në mënyrë të përsëritur 63-vjeçarit duke e kërcënuar se do t’i publikonin disa video që kishin në dispozicion.

Në këmbim, ata i kanë kërkuar 3500 euro. Të rinjtë u arrestuan pas kallëzimit të bërë nga 63-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos