All - Paragraf - 1
Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri gjigant që përfshiu fabrikën e bojërave, mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës.
Kamera e A2 CNN ka mundur të kapë atë që ka mbetur nga magazina, e cila duket totalisht e shkatërruar, për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj.
All - Paragraf - 3
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar më herët, teksa pranë godinës ndodheshin vetëm rojet.
Një prej tyre është shprehur se zjarri ka nisur nga ambientet e brendshme të magazinës, teksa shkaqet janë ende të paqarta.
Zjarri nisi rreth orës 23:00 dhe përmasat e tij detyruan autoritetet të bllokojnë qarkullimin e aksit Tiranë-Durrës, si dhe të ndërpresin energjinë për motive sigurie. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2