Incidentet në Veri, Serbia nis autokolonat e ushtrisë afër kufirit me Kosovën

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:58 | Kosova
Incidentet në Veri, Serbia nis autokolonat e ushtrisë afër

Një varg i gjatë me forcat e ushtrisë se Serbisë është parë teksa avancon nga Kraleva drejt Rashkës, një zonë që ndodhet shumë pranë kufirit me Kosovën.

Mediat e huaja kanë publikuar video nga momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie.

Sipas këtyre mediave, këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër.

Ndërkohë, mesditën e sotme, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se, rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit, ndodhen në një manastir në Zveçan dhe po qëllojnë drejt policisë.

Quick Update

A long convoy of Serbian Army combat vehicles is seen advancing from Kraleva to Raska, near the Kosovo border, indicating a significant movement preceding today's attack on Kosovo. Reports local media

View more https://t.co/Yr4yaKIRG4#Kosovo #Serbia pic.twitter.com/TKv7zbIvcq (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos