All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bajram Begaj dënon sulmin në Kosovë, kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:56 | Kosova
Bajram Begaj dënon sulmin në Kosovë, kërkon reagim nga
All - Paragraf - 1

Presidenti Bajram Begaj dënon ashpër sulmin me armë në veri të Kosovës, ku humbi jetën një polic dhe u plagos një tjetër.

Ndërsa e cilësoi një cenim të rendit dhe sigurisë së Kosovës, Begaj kërkoi reagimin e partnerëve ndërkombëtare ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti të rëndës.

All - Paragraf - 3

Postimi i Presidentit

Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

All - Paragraf - 6

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.

All - Paragraf - 9

Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos