
Familjarët e efektivit të vrarë të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga sulmi i një grupi të armatosur në veri, deklaruan në një postim në rrjetet sociale, se i afërmi i tyre ra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të vendit.
Ata shkruajnë se të vdesësh për Atdheun është njësoj sikur të rilindësh përsëri.
*Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri.* Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes. (A2 Televizion)