
Operacioni i Policisë së Kosovës për kapjen e autorëve të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të Kosovës, duke vrarë 1 policë e plagosur 2 të tjerë, ka përfunduar.
Në total, 3 serbë janë vrarë, 6 janë arrestuar, 2 prej tyre janë të plagosur.
A2 CNN sjell foto të një prej serbëve të vrarë, ku shihet i veshur me uniformën e ushtrisë. Ndërkohë, në të tjera foto janë 3 serb të tjerë që janë kapur nga Policia e Kosovës. Një prej tyre është i plagosur.
Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se kjo nuk është uniforma e ushtrisë, por që blihet lehtësisht në treg. (A2 Televizion)