
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se e priste që do të vinte kjo ditë. Sipas tij, ai thotë se nuk ishte një grup kriminal i drejtuar nga Beogradi, por ishin serbët në Kosovë që janë rebeluar.
“Çdo ditë ua kam tërhequr vërejtjen edhe në Bruksel se kjo mund të vijë, pak kush deshi të dëgjojë. Serbët e Kosovës dhe jo siç gënjyen mediat në Kosovë se shteti serb, serbët e Kosovës u rebeluan”, tha ai.
Sipas tij, tre serbë janë vrarë me snajper, derisa shtoi se vrasja e policit të Kosovës nuk iu është dashur askujt. Vuçiç është ankuar edhe për reagimin e ndërkombëtarëve, duke thënë se ata përdorën terma shumë të rëndë.
Vuçiç u kërkojë bashkësisë ndërkombëtare që ta themelojnë asociacionin dhe në veri të Kosovës të ketë policë serbë, pasi vetëm kështu mund të ketë qetësi në atë pjesë.
(A2 Televizion)