Vuçiç: I vetmi fajtor është Albin Kurti! Do të na fusë në luftë me NATO-n

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 18:43 | Kosova
Vuçiç: I vetmi fajtor është Albin Kurti! Do të na

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Vuçiç, ai ka provokuar serbët, pasi dëshiron që Serbia të nisë një luftë me NATO-n.

“Kurti nuk do ta themeloj Asociacionin e Komunave Serbe, gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fus në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjith kohës.

Ne vendimet do t’i marrim me kujdes, në mënyrë të detajuar. Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë.

E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe.

E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” – ka thënë Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos