Vritet polici në veri të Kosovës, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:56 | Kosova
Vritet polici në veri të Kosovës, mblidhet Këshilli i

Tensionet rikthehen fuqishëm në veriun e Kosovës. Autoritet janë ngritur në këmbë, pas vrasjes së një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe plagosjes së një tjetri, gjate  të shtënave me armë zjarri nga grupe kriminale në Zveçan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në fshatin Banjska. Përmes një deklarate, policia bëri të ditur se njësitë për reagim të shpejtë ishin njoftuar se dy kamionë pa targa kishin bllokuar lëvizjen në hyrje të fshatit Banjskë.

“Njësitë e rendit të stacionit policor Zveçan i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur në drejtim të zonës. Sapo kanë mbërritur në afërsi të vendit, ku është raportuar bllokada, kanë hasur në rezistencë kunga disa pozicione të ndryshme. Janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore. Gjatë të shtënave janë qëlluar dy zyrtarë policorë”.

Autoritetet e Kosovës akuzojnë formacionin serb të njohur me emrin “Burrat e vegjël të gjelbër”, një referencë nga lufta e vitit 2014 me ushtarët rusë që kishin hyrë në Ukrainë me armatim të rëndë.

Viktima është identifikuar si rreshteri, Afrim Bunjaku, ndërsa efektivi I plagosur lban Rashiti, është jashtë rrezikut pasi një operacioni në krah. Ai u vizitua ne në spital nga kryeministri Albin Kurti. Në një reagim, mëngjesin e së dielës, Kurti e cilësoi këtë si një sulm kriminal dhe terrorist, i cili siç tha është organizuar me mbështetjen politike dhe financiare të Beogradit zyrtar.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen”

Sulmi u dënua ashpër edhe nga presidentja Vjosa Osmani, e cila anuloi ndërpreu  vizitën në Nju Jorku, duke u nisur drejt Kosovës. Duke e akuzuar bandat kriminale të Serbisë për orkestrimin dhe ekzekutimin e sulmit, Osmani u zotua se autorët nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Policia e Kosovës për shkaqe sigurie aktualisht ka mbyllur pikën kufitare në Bërnjak, ndërsa është mbledhur Këshilli i Sigurisë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos