
Presidentja Vjosa Osmani, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka pasur vetëm një mesash. “Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tone”, ka shkruar ajo ndër të tjera, teksa ka falenderuar efektivët e policisë, që I ka quajtur “heronj” në misionin për një Kosovë sovrane.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, shkruan Osmani.
Ky reagim vjen pas tensioneve që po vijojnë prej orësh në veri të Kosovës. Si pasojë e të shtënave me armë një efektiv Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën e ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur. (A2 Televizion)