
Në një deklaratë për mediat, Policia e Kosovës, ka bërë me dije se ka arrestuar një person të armatosur, i cili i përket grupit të sulmuesve serbë në veri të Kosovës.
Në rrjetet sociale ka nisur që të qarkullojë një video ku pretendohet se është personi i arrestuar që po dërgohet në stacionin e Policisë.
Deri më tani zyrtarisht nga Policia e Kosovës është konfirmuar se janë vrarë 3 pjesëtarë të grupit kriminal serb, 1 i arrestuar.
(A2 Televizion)