
Armando Broja rikthehet në fushë pas 8 muajsh, por sërish Chelsea nuk di të dalë nga kriza. Londinezët u mundën minimalisht nga Aston Villa, në Stamford Bridge, me rezultatin 0-1.
Trajneri Mauricio Pochettino e aktivizoi Brojën në vend të Caicedo, në minutën e 79.
Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen, ndërsa më tej falënderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij: “Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”. (A2 Televizion)