“Flijove jetën për liri”, vajza e Afrim Bunjakut emocionon të pranishmit me fjalët për babanë hero

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 18:10 | Kosova
“Flijove jetën për liri”, vajza e Afrim Bunjakut emocionon

Fjalë të ndjera dhe të dala nga shpirti ka thënë  Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, në ceremoninë mortore që u zhvillua në Kosovë pasditen e së hënës.

Me lot në sy, vajza e heroit të Kosovës, u shpreh se ndjehet krenare për veprën e tij edhe pse la pas plagë të mëdha në zemrën e saj.

“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona. Nuk e di si të jetoj pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd. Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”, tha mes tjerash Arbenita Bunjaku, vajza e policit të ndjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos