Policia e Kosovës ekspozon armatimin e rëndë të sekuestruar në Zveçan

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 13:22 | Kosova
Policia e Kosovës ekspozon armatimin e rëndë të sekuestruar

Një ditë pas sulmit që një grup paramilitar serb kreu në Zveçan, duke i marrë jetën rreshterit Afrim Bunjaku, policia e Kosovës gjatë një konference për mediat ka ekspozuar të gjithë arsenalin e armëve që ka sekuestruar në operacionin e zhvilluar në manastirin e Banjskës.

Policia kishte njoftuar më herët se grupi me 30 anëtarë, i cilësuar terrorist nga qeveria në Prishtinë ka qenë i pajisur me një sasi të madhe armatimi.

Njësia Speciale ka gjetur brenda manastirit ku serbët u strehuan qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, raketahedhës, kallashnikov, eksploziv etj…

Gjatë fjalës së tij për mediat, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se “grupi terrorist ka qenë i pajisur edhe me autoblinda e automjete me të cilat kanë zhvilluar operacionin e tyre”.

Ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga ushtria e Serbisë”, nënvizoi Sveçla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos