Sekretari Amerikan i Shtetit: Të papranueshme sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 13:41 | Kosova
Sekretari Amerikan i Shtetit: Të papranueshme sulmet ndaj Policisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, duke i quajtur “të papranueshme”.

Në një postim në platformën “X”, Blinken shkruan: “Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës pranë manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Ditën e hënë, një tjetër pjesëtar i grupeve paramilitare serbe, që ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Njësinë Speciale të policisë së Kosovës, është gjetur gjatë kontrolleve në Zveçan.

Personi i vrarë është i katërti anëtar i grupit paramilitar që ka mbetur i vdekur pas ngjarjeve që pasuan sulmin e ndodhur, herët mëngjesin e së dielës, ndaj Policisë së Kosovës, prej të cilit humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos