
Jorge Martin përfundoi Çmimin e Madh të Indisë (MotoGP) në vendin e dytë, por ishte krejtësisht i shkatërruar fizikisht pasi kaloi vijën e finishit.
Ai u shtri në tokë, nisi të merrte frymë me vështirësi dhe kërkoi ndihmën e doktorit. Martin mblodhi forcat për të tërhequr trofeun në podium, por nuk u paraqit në sallën e konferencave, pasi u transportua në spital.
Arsyeja e kësaj gjendjeje ishin temperaturat e larta në Indi, ku termometri shënonte 33 gradë celcius, ndërsa temperatura e asfaltit shkoi deri në 40 gradë. (A2 Televizion)