Skandal në Irlandë, gjyqtarja raciste nuk i jep medaljen gjimnastes me ngjyrë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 12:46 | Sporte të tjera
Skandal në Irlandë, gjyqtarja raciste nuk i jep medaljen gjimnastes me

Një garë gjimnastike për moshat e reja në Irlandë është kthyer në makth për një gjimnaste me ngjyrë.

Në momentin kur u ndanë medaljet për fituesit e konkursit, gjyqtarja që ishte caktuar për këtë detyrë e shmangu vajzën e vogël, e cila ishte e vetmja që mbeti duarbosh mes konkurrentëve.

Prindërit denoncuan menjëherë sjelljen raciste të gjyqtares, por organi kombëtar i sportit irlandez, Gymnastics Ireland ka heshtur për 18 muaj përpara se të lëshojë një deklaratë lidhur me rastin.

Ajo që i ndryshoi mendje është një video e incidentit, që është bërë virale pasi u postua në rrjetet sociale, duke ngjallur indinjatë te publiku.

Prindërit akuzuan  Gymnastics Ireland  për dështimin në adresimin e situatës duke injoruar atë që ndodhi gjatë garës së zhvilluar në 2022.

Welcome to Ireland where people get away with racism! This little black girl broke my heart. Don’t skip this post without leaving a million heart for her. Make her famous… pic.twitter.com/YYMIP1IALZ

Është e pabesueshme që një vajzë e vogël trajtohet në këtë mënyrë, vazhdon të ketë një problem racizmi në sport”, tha nëna e gjimnastes së re pasi pamjet u publikuan.

Por, organi sportiv irlandez në deklaratën për rastin në fjalë ngarkon me përgjegjësi vetëm gjyqtaren e kompeticionit. Ata shprehen se episodi ishte krejtësisht aksidental, duke u mbrojtur me faktin se vajza e ka marrë medaljen para se të largohej nga aktiviteti.

Ndërkohë, familja e vogëlushes refuzoi faljen e gjyqtares, e cila mbërriti në adresë të tyre vetëm pasi videoja u bë virale në internet.

Për incidentin ka reaguar edhe kampionia olimpike amerikane Simone Biles. Ajo kontaktoi familjen e vajzës për t’i shprehur simpatinë e saj.

Më theu zemrën kur pashë atë video, nuk ka vend për racizëm në asnjë sport”, tha gjimnastja amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos