Ukraina merr tanket e shumëpritura “Abrams”

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 19:27 | Bota
Ukraina merr tanket e shumëpritura “Abrams”

Presidenti Volodymyr Zelensky bëri me dije se tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur zyrtarisht në Ukrainë dhe janë gati për t’u dërguar në fushën e betejës, ku për shumë ekspertë ushtarakë, do të sjellin dhe ndryshim në dinamikën e luftimeve.

Në një mesazh të shpërndarë në Telegram, lideri ukrainas shprehu mirënjohjen ndaj ministrit të Mbrojtjes Rustem Umerov.

“Lajm i mirë nga ministri Umerov. Tanket Abrams tashmë kanë arritur në Ukrainë dhe po përgatiten për të forcuar brigadat tona,” tha ai.

Drejtuesit e ushtrisë ukrainase paralajmërojnë se me afrimin e dimrit, kundërofensiva do të ngadalësohet ndjeshëm. Për t’i ardhur në ndihmë Kievit, presidenti amerikan Joe Biden planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi.

Kështu raportojnë mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të qeverisë së Uashingtonit. Kjo do t’i mundësonte Kievit të godiste objektivat ruse thellë pas vijës së frontit, deri në 300 kilometra largësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos