
Fotoja e një studenti italian në Bari është bërë virale, teksa ka kapur momentin e “zemërimit” të qiellit që kishte përfshirë zonën gjatë një stuhie shiu.
Në pamje, mund të shihen qartë dhjetëra vetëtima teksa shkarkohen njëkohësisht në tokë, duke e bërë natën ditë për disa sekonda.
Fotoja është realizuar nga studenti Carlo Tarantini, i cili është gjithashtu i apasionuar pas astronomisë. (A2 Televizion)