Breshri dëmton mbi 40% të mollëve në juglindje, fermerët të dorëzuar

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 13:32 | Sociale
Breshri dëmton mbi 40% të mollëve në juglindje,

Reshjet e breshrit që përfshinë juglindjen e vendit, shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në prodhimet bujqësore dhe veçanërisht në pemëtari.

Kamera e A2 ka vëzhguar parcela të tëra në fushën e Devollit të mbjella me mollë dhe ku dëmet e shkaktuara nga breshri janë mëse të dukshme.

Pak orë para breshrit, një prej fermerëve shpresonte ta eksportonte mollën, por kanë mjaftuar disa minuta që gjithçka të kthehet përmbys.

Fermerët ndihen të dorëzuar përballë dëmeve që shkakton natyra dhe që vitet e fundit kanë qenë të përvitshme.

Mbrojtja e parcelave me pemëtari me anë të rrjetave është një investim që shumica e fermerëve nuk e përballojnë dot.

Në gjithë Qarkun e Korçës janë të mbjella me mollë 3600 hektarë, ndërkohë vetëm në bashkinë e Devollit janë në shumë se 670 hektarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos