KFOR blindon veriun, dhjetëra mjete ushtarake drejt Leposaviçit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 16:20 | Kosova
KFOR blindon veriun, dhjetëra mjete ushtarake drejt Leposaviçit

Dhjetëra automjete të KFOR-it, duke përfshirë edhe makineri të rëndë janë dislokuar gjatë ditës së martë në zonën e Leposaviçit, pranë kufirit të Jarinjës.

Sipas mediave kosovare, përgjatë gjithë kohës autokolona e KFOR, është shoqëruar nga një helikopter, i cili monitoronte rrugën.

Ende nuk dihet nëse këto forca të KFOR kanë pasur ndonjë mision, apo do të vendosen në veri për të mos lejuar një përshkallëzim të situatës pas incidenteve të së dielës ku u vra një polic i Kosovës dhe 4 nga grupi i agresorëve që qëlluan ndaj tij.

Ndërkaq, pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë krehjen e terrenit edhe në zona malore, në kërkim të gjurmëve të terroristëve dhe armatimeve që ata kanë lënë pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos