“Ka gjëra që ende s’i dimë për sulmin”, Ambasadori i SHBA: Nuk ishin civilë, por grup i trajnuar ushtarak

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 14:48 | Kosova
“Ka gjëra që ende s’i dimë për sulmin”,

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se ka gjëra që ende nuk i dinë lidhur me sulmin e armatosur të së dielës.

“Ka disa fakte që i dimë dhe disa të tjera që nuk i dimë, të jemi të sinqertë për këtë. Më lejoni të them, ka qenë një sulm shumë i rëndë dhe incident shumë i madh. SHBA po bashkëpunon ngushtë me Kosovën për të arritur të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Megjithatë, konfirmoi se, në bazë të asaj çfarë ndodhi, grupi i terroristëve nuk përbëhej nga civilë, por bëhej fjalë për njerëz me trajnim të posaçëm ushtarak.

“Ky nuk ishte një grup qytetarësh civilë që kishin shkuar aty për të shprehur pakënaqësinë e tyre, ky është një grup i mirëtrajnuar dhe i mirëorganizuar. Ka qenë dikush pas tyre që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim të rëndë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos