Osmani: Afrim Bunjaku na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 14:13 | Kosova
Osmani: Afrim Bunjaku na bindi sërish se flijimi i jetës për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish lidhur me tensionet në veri të Kosovës, ku si pasojë e të shtënave me armë, humbi jetën efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Teksa shpërndan një fotoalbum nga ceremonia mortore e Bunjakut, Osmani ka një mesazh.

“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku. Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, shkruan Osmani.

Policia e Kosovës u sulmua në veri nga grupe terroriste ditën e diel. Si pasojë e sulmit, u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u vranë edhe 3 terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe armësh. Kjo ngjarje ka shërbyer për të rindezur konfliktin në veri të Kosovës, me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiç që bëjnë fajtorë njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos