Pasdite takim i rëndësishëm në Bruksel, BE nuk drejton gishtin nga serbët: Presim fundin e hetimeve

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 12:39 | Kosova
Pasdite takim i rëndësishëm në Bruksel, BE nuk drejton

Bashkimi Europian nuk fajëson ende kriminelët serbë për sulmin terrorist të armatosur në veri të Kosovës, ku u vra një polic.

Zëdhënësi Peter Stano, kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, ndërsa njoftoi se Brukseli po pret fundin e hetimeve për të akuzuar njërën palë.

Hetimet po vazhdojnë dhe nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës, dhe me kërkesë, asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i.

Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë.

Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, po ashtu ka qenë në kontakt, edhe me liderët në Kosovë dhe Serbi, por edhe me vendet anëtare. Vendet anëtare janë duke e analizuar situatën.

Do të ketë takim sot pasdite edhe në Bruksel nga përfaqësuesit e vendeve anëtare ku do të diskutohet për hapat e nevojshëm (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos