Shumë larg të qenit seksi! Kim Kardashian shumë ndryshe në kopertinën e radhës së “CR Fashion Book”

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 07:55 | Showbiz
Shumë larg të qenit seksi! Kim Kardashian shumë ndryshe në

Ne e njohëm atë nga reality show i saj, më pas vendosi të përfshihej në biznes dhe ia doli jashtëzakonisht mirë, e ndërsa tashmë konsiderohet si një muzë frymëzimi, e cila vazhdimisht kalon çdo kufi. Cila është kjo grua? Bëhet fjalë për Kim Kardashian.

Në kopertinën e fundit të CR Fashion Book, 42-vjeçarja duket shumë ndryshe, përtej asaj të zakonshmes që jemi mësuar të shohim. Kim shfaqet me flokë të shkurtër, vetulla të holla, me një pamje sa e thjeshtë aq edhe goditëse për syrin e publikut.

E themeluar nga Carine Roitfeld në vitin 2012, CR Fashion Book është një revistë dygjuhëshe dhe platformë online rreth stilit, kulturës dhe frymëzimit. Është zakon të prezantohen personazhe të famshëm, si Beyoncé dhe Rihanna, por edhe fytyra të reja me perspektivë të madhe. Në përgjithësi, CR paraqet një mënyrë të re për të parë modën dhe botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos