Brenda “zonës së luftës”, frikë dhe pasiguri në Banjskë pas përleshjes së armatosur

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 15:19 | Kosova
Brenda “zonës së luftës”, frikë dhe pasiguri

Gëzhoja plumbash, automjete të dëmtuara, e xhama të thyer; janë dëshmia e orëve dramatike qe përjetoi fshati i Banjskës, të dielën e 24 shtatorit kur një grup i armatosur rëndë u përlesh me policinë e Kosovës.

Mediat kanë mundur të hyjnë në fshatin e Zveçanit, pasi autoritetet rihapën rrugën që çon për atje pas disa ditësh bllokim.

“Situata për momentin është e qetë. Siç e shihni fshati është i qetë tani. Nuk ka me probleme këtu si të dielën, kur ndodhi përleshja e armatosur. Pikërisht në rrugën kryesore ku ju kaluat për të ardhur këtu, u qellua dhe u vra polici ynë”, thotë Veton Elshani, drejtor i policisë lokale.

Nëpër rrugët e fshatit shihen vetëm gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa qytetarët janë mbyllur në shtëpi, të frikësuar dhe të painformuar siç duhet për ngjarjet.

Brenda “zonës së luftës”, frikë dhe pasiguri në Banjskë pas përleshjes së armatosur

Një banore shprehet e tmerruar dhe kërkon të mësojë më shumë mbi atë që ka ndodhur  ndërsa një tjetër shprehet optimist se më e keqja ka kaluar.

“Për të qenë i sinqertë, për banorët nuk është njësoj. Atyre ju duk si gjendje lufte. Por besoj se gjerat do të kthehen ne normalitet dhe ne do te jetojmë pa frikë. Autoritetet lejuan qasjen në fshatin verior, pas disa ditëve bastisje që rezultuan me konfiskimin e një sasie të madhe armatimesh”, thotë Radoslav Markoviç, banor vendas.

Operacioni u shpall i mbyllur, por Elshani tha se rreziku nuk ka kaluar ende dhe hetimet do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Ai siguroi se policia zhvilloi kontroll të imtësishëm edhe përreth malit, edhe pse përmendi rrezikun e përhapjes së mjeteve të pashpërthyera. Sipas tij qëllimi i policisë më 24 shtator nuk ishte të vriste askënd, por të çlironin territorin nga grupet kriminale. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos