Fitorja e Vjosa Osmanit në OKB, Kenia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 11:56 | Aktualitet
Fitorja e Vjosa Osmanit në OKB, Kenia drejt njohjes së

Kenia ka njoftuar gatishmërinë për të njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Ministri i Jashtëm i këtij shteti afrikan, Alfred Mutua, e bëri këtë lajmërim gjatë një konference për shtyp në Nairobi, duke konfirmuar se diskutimet lidhur me këtë njohje janë në zhvillim.

Pritet që pranimi i pavarësisë të vuloset gjatë një vizite të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Nairobi. Ky zhvillim vjen pas takimit që pati Osmani me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Afrimi i këtij shteti afrikan me Kosovën dhe pranimi i pavarësisë erdhi pas momentit të mirë në marrëdhëniet mes palëve. Në mars të këtij viti, qeveria e Nairobit vendosi të njihte dhe pranonte zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Për këtë afrim mes palëve, një kontribut të madh ka dhënë edhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos