
Dhjetëra qytetarë, me flamuj kuqezi dhe të Kosovës u grumbulluan pasditen e së hënës në sheshin “Nënë Tereza” për të nderuar heroin Afrim Bunjaku, i cili u vra pabesisht nga një grup i armatosur serbësh në veri.
“Lavdi heroit Afrim Bunjaku” dhe “Gjaku s’falet” ishin disa nga pankartat që mbanin pjesëmarrësit në duar, të cilët vlerësuan sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
Në të njëjtën kohë, homazhe në nder të Afrim Bunjakut u mbajtën dhe në Durrës, nën organizimin e Tifozave Kuqezi. (A2 Televizion)