OSHEE njofton ndërprerje të energjisë në disa zona të kryeqytetit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 16:44 | Aktualitet
OSHEE njofton ndërprerje të energjisë në disa zona të

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët se më datë 27 shtator do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji në disa zona të Tiranë.

Sipas OSHEE, ndërprerja e energjisë do të bëhet pas një kërkese të OSSH për kryerjen e disa punimeve në rrjetin elektrik.

 “Me kërkesë të OST-së, e cila do të kryejë remont në NST Farkë, në datën 27 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-05:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht zonat e prekura janë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Lundër, Vishnje, Sauk”, shkruhet në njoftimin e OSHEE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos