
Flakët në pyllin me Pisha në Pishporo vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen 7 mjete zjarrfikëse si dhe dy autobote uji.
Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësëve. (A2 Televizion)