Tre mijë mësues jashtë profilit, sindikatat: Situata alarmante, arsimi të shpallet prioritet

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 12:34 | Aktualitet
Tre mijë mësues jashtë profilit, sindikatat: Situata alarmante,

Kriza për mesues po ndihet në cdo shkollë të vendit. Afro 3 mijë arsimtarë në shkollat 9-vjecare dhe të mesme janë jashtë profilit.  Kjo do të thotë që fizika, matematika, biologjia apo  lëndë të tjera zhvillohen nga persona që nuk kanë mbaruar mësuesi.

Në fakt “mësuesia jashtë profilit” u përligj nga ish ministrja Evis Kushi e cila pak muaj para largimit nga detyra vendosi ta mbulonte në këtë mënyrë  krizën për mësues të mirfilltë.

Por, me fillimin e vitit shkollor rinisën problemet. Sindikatat e arsimit flasin për situatë alarmante sa i përket nevojave për mësues.

40 mësues të fillores mungojnë në shkollat e Tiranës e shumë më tepër në rrethe për lëndën e matematikës, fizikës apo gjuhëve të huaja.

Mjafton të shohësh faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar për të para listën e gjatë të vendeve të lira për mësues që raportohen cdo ditë nga zyrat arismore.

Tirana, Durrësi, Bulqiza kanë mungesa të theksuara për mësues matematike, fizike, të gjuhëve të huaja por edhe për letërsi e gjuhë shqipe. Sindikatat e arsimit bëjnë thirrje për ndërhyrje të mënjë hershme në mënyrë që pas ca vitesh klasat mos mbeten pa mësues.

Buxheti për arsimin në Shqipëri zë 3%  të prodhimit të brendshëm bruto. Kosova e ka më të lartë 3.8% ndërsa vendet e Europës 5%. Ky buxhet është tregues I nivelit të pagave të mësuesve, kushteve të punës dhe cilësisë së mësimdhënies. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos