Lirohen 4 serbë të arrestuar në Banjskë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 10:49 | Kosova
Lirohen 4 serbë të arrestuar në Banjskë

Katër serbë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, janë liruar. Sipas prokurorisë, lirimi është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) persona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mëngjesin e së dielës së 24 shatorit, në një sulm terrorist u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy të tjerë. Policia e Kosovës më pas ndërmori një operacion ku si rezultat u vranë 3 terroristë dhe u plagosën dy të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos