VIDEO që tregon gjithçka, si nisi zjarri në lokal, ku humbën jetën 114 dasmorë, mes viktimave dyshohet dhe çifti

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 15:27 | Kapur në kamera
VIDEO që tregon gjithçka, si nisi zjarri në lokal, ku

E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, ku vendi mori flakë, e për pasojë humbën jetën 114 persona, e ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.

Një video, nga një kënd tjetër i lokalit tregon zanafillën e zjarrit. Ashtu si kurse shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit.

 Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.

“Nuk mund të shihnim asgjë. Nuk merrnim dot frymë, nuk dinim si të dilnim”, tha 17-vjeçarja Rania Waad, e ftuar në dasmë.

Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos