
Me trajnerin Edi Martini në stol, Teuta rikthehet te fitoret. Durrsakëve iu mjaftoi goli i Filit, që të mposhtnin Egnatian, kryesuese të Kategorisë Superiore.
Me këtë sukses, djemtë e detit i largohen përkohësisht zonës së rënies nga kategoria, pas startit tejet të dobët të sezonit.
Befasi edhe në Korçë, aty ku Skënderbeu fitoi 1-0 përballë Partizanit. Juglindorëve u mjaftoi vetëm një goditje në portë, për të marrë maksimumin nga dueli me kryeqytetasit, pas golit të realizuar nga Rashica me penallti.
Korçarët e shohin veten përkohësisht në vendin e dytë në renditje. (A2 Televizion)