Dybala frymëzon Romën, Juve barazon me Atalantën

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 07:50 | Futboll
Dybala frymëzon Romën, Juve barazon me Atalantën

Me Paulo Dybala të frymëzuar në fushë, Roma mposhti 2-0 Frosinone, në javën e shtatë të Serie A. Ylli argjentinas dha dy asist për Lukaku e Pellegrini, që i dhanë tri pikët skuadrës së Jose Mourinho.

Roma zhbllokoi rezultatin në të 22-ën, me Lukakun, që mposhti Turatin dhe e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm krenaria e miqve nuk mjaftoi, sepse shtatë minuta përpara fundit të lojës, Pellegrini vulosi suksesin e dytë të verdhekuqve në kampionat.

Ajo që ishte cilësuar si sfida më e madhe e javës, ndërmjet Atalantës dhe Juventusit, përfundoi në barazim 0-0. Edhe pse loja ishte intensive, rastet për shënim numëroheshin me gishtat e dorës.

Momenti më i rëndësishëm i ndeshjes ishte traversa e goditur nga Muriel, me devijimin vendimtar të portierit Szczesny.

Me këtë barazim, Juventusi shkëputet me 4 pikë nga Interi dhe Milani, teksa barazon Napolin në renditje.

Edhe Atalanta ia del të qëndrojë pranë skuadrave që garojnë për një vend në Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos