
Ndeshja e luajtur për javën e 7-të të kampionatit holandez, midis Ajax-it të Amsterdamit dhe RKC Waalwijk, në fushën e këtyre të fundit, u ndërpre në minutën e 84-të pas një përplasjeje të fortë mes dy lojtarëve.
Si pasojë e përplasjes, portieri i vendasve Etienne Vaessen mori një goditje të frikshme në kokë. Ajax udhëhiqte 3-2 kur ndeshja u pezullua, në momentin kur Vaessen u shemb në tokë pas përplasjes me sulmuesin Brian Brobbey, duke shkaktuar panik të futbollistët e të dy klubeve dhe stafet mjekësore që ndërhynë menjëherë.
Ndërkohë që portieri trajtohej nga mjekët, lojtarët e të dyja skuadrave, dukshëm shumë të prekur, formuan një “mburojë” rreth portierit në shenjë solidariteti, të ngjashme me skenën në Euro 2020 kur Christian Eriksen pësoi atak kardiak në sfidën hapëse.
Për ta mbrojtur portierin nga sytë e publikut, përveç “mburojës” së krijuar nga lojtarët që u panë të gjithë me lot në sy, u vendosën edhe panele nga të dyja anët, ndërsa mjekët përdorën edhe defibrilator për ta risjellë në jetë Vaessen.
Waalwijk'in kalecisi Etienne Vaessen, Ajax oyuncusu Brian Brobbey sert bir şekilde çarpıştı. (? TV8.5)pic.twitter.com/ujmNVUB3zp
“Etienne ishte pa ndjenja për një farë kohe. Stafi ynë mjekësor nisi ndërhyrjen menjëherë, por duket se nuk ishte një problem me zemrën. Ai ishte i vetëdijshëm kur u largua nga fusha, por harroi gjithçka ndodhi në ato minuta”, tha drejtorii i RKC, Frank van Mosselveld për mediat, rreth një orë pas incidentit.
Pasi portieri i dëmtuar u largua me barelë, të dyja skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes dhe pas diskutimeve mes përfaqësuesve të klubeve dhe Eredivisie ndeshja u ndërpre.
Klubi më pas ka lëshuar një deklaratë, ku konfirmon se 28-vjeçari është dërguar në spital dhe është i vetëdijshëm.
“Të dashur anëtarë të RKC, jemi jashtëzakonisht të tronditur nga incidenti në fushë me portierin tonë Etienne Vaessen.
Mund të njoftojmë se pas ekzaminimit mjekësor, ai është i vetëdijshëm dhe është transportuar në spital për ekzaminime të mëtejshme. I urojmë Etienne shumë forcë dhe shpresojmë ta kemi përsëri me ne së shpejti.”
Në një moment prekës, njoftimi i stadiumit se ndeshja ishte ndërprerë u prit me brohoritje dhe duartrokitje të forta. (A2 Televizion)