Viti i ri akademik, studentët e Mjekësisë e nisin me protestë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 09:01 | Aktualitet
Viti i ri akademik, studentët e Mjekësisë e nisin me

Sot nisi viti i ri akademik, ku mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë. Por jo për të gjithë ka qenë njësoj.

Studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke kërkuar sërish anulim të ligjit që i detyron ata të punojnë në atdhe 5 vite pas studimeve.

Ata flasin për paqartësi edhe për kontratat individuale, ndërsa paralajmërojnë për hapa të mëtejshëm nëse nuk ka reagim nga qeveria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos