
Një aksident tragjik ka ndodhur në Mestre, në provincën e Venecias, në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një autobus me turistë nga Evropa Lindore ra nga mbikalimi, duke përfunduar në shinën hekurudhore që shkon përgjatë rrugës.
Bilanci paraprak flet për mbi 20 viktima dhe 12 të plagosur.
Menjëherë pas përplasjes, autobusi me lëndë djegëse metani ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit së bashku me 118 mjekë dhe policinë.
Autoriteti Shëndetësor Vendor i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë. (A2 Televizion)