
Policia turke njofton se ka arrestuar, deri në këto momente, 90 persona në lidhje me sulmin terrorist të së dielës që kishte si objektiv parlamentin dhe Ministrinë e Brendshme.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve dyshohet se kanë lidhje me militantët kurdë, një pjesë e madhe e të cilëve funksionojnë jashtë kufijve të vendit.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, deklaroi se policia ka kryer bastisje në 16 provinca, duke arrestuar 55 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e një strukture të inteligjencës të Partisë Popullore të Kurdistanit
PKK prej vitesh ka kryer sulme në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Të dielën, një person hodhi veten në erë afër hyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara, disa orë para se presidenti Erdogan të mbante një fjalim në Parlament. (A2 Televizion)