
Policia tajlandeze është ngritur në alarm pasi një person i armatosur ka hyrë në një qendër tregtare në kryeqytet dhe ka nisur të hapë zjarr ndaj personave të pranishëm.
Ngjarja është regjistruar në një nga zonat më të frekuentuara të Bangkokut, teksa raportimet flasin për viktima dhe të lënduar.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, teksa ambulanca dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe iu kërkojnë banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, pasi situata është ende aktive.
Aktualisht, në qendrën tregtare “Siam Paragon” dëgjohen ende të shtëna, teksa është ndërprerë dhe energjia elektrike. (A2 Televizion)