
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ku Duka mori shumicën e votave.
Më konkretisht, ai u zgjodh me 45 vota në total nga 55 të tilla.
Ai zëvendëson në detyrë spanjollin Luis Rubiales, i cili dha dorëheqjen më 10 shtator, pas skandalit për puthjen e një futbollisteje, menjëherë pasi përfaqësuesja iberike për femra u shpall kampione bote. (A2 Televizion)