Teuta bën prapakthehu, risjell për të disatën herë në stol Edi Martinin

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 16:26 | Sporte të tjera
Teuta bën prapakthehu, risjell për të disatën herë

Teuta ka zyrtarizuar sot kthimin në stol të Edi Martinit, trajnerit që u shkarkua pak kohë më parë. Njoftimi është bërë nga vetë klubi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

 “Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruan klubi.

Edi Martini është një emër i njohur për skuadrën durrsake, pasi e ka drejtuar edhe më herët këtë ekip. Martini vjen në stol pasi largimit në mënyrë konsensuale të Diego Longos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos