
Youtuberi i njohur, Tanner Cook, është qëlluar në një qendër tregtare në Virginia, SHBA, kur tentoi të tallet me një shpërndarës ushqimi.
Kamera ka regjistruar momentin rrëqethës kur Alan Colie, nxjerr pistoletën dhe e qëllon në gjoks youtuberin 21-vjeçar.
Shihet sesi Cook me kamerën e ndezur i afrohet Colie, para një restoranti të ushqimit të shpejtë, dhe tërë kohën i afron telefonin në fytyrë.
Colie tërhiqet dhe i thotë tri herë që të ndalet para se të tentojë t’ia largojë telefonin nga fytyra, megjithatë youtuberi vazhdon me keqtrajtim.
Në fund shpërndarësi i ushqimit nxjerr armën dhe e qëllon Cook në gjoks. Colie është akuzuar për plagosje, megjithatë është shpallur i pafajshëm pasi gjykata thotë se reagoi në vetëmbrojtje.
Ndërkohë, Cook i kaloi disa ditë në repartin intensiv pasi plumbi i kishte përshkuar barkun dhe mëlçinë. (A2 Televizion)