Gjatë takimit me përfaqësuesit e biznesit, kryeministri Rama u shpreh se do të ketë lehtësim të procedurave në marrëdhënien shtet-privat.
Gjithashtu, ai shtoi se teknologjia do të zërë një vend të rëndësishëm në dhënien e shërbimeve, madje sipas Ramës inteligjenca artificiale do t’i vijë në ndihmë qeverisë për prokurimet publike.
“Heqja e barrierave dhe hapja e sa më shumë kanaleve të frymëmarrjes të organizmit të shoqërisë sonë, që lidh biznesin me shtetin, si dy palë që duhet të ndërveprojnë me njëra-tjetrën, është koha për të riparë të gjithë procesin dhe për të bërë një lehtësim tjetër. Do të vendosim më shumë fokus tek inteligjenca artificiale, e cila do të na lehtësojë procese të caktuara, duke filluar nga prokurimet publike.
Brenda këtij mandati, synojmë të kemi një sistem komplet të revolucionarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe shumë më pak komponentë njerëzorë, në mënyrë që prokurimet të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet”, tha Rama. (A2 Televizion)
