Raporti i ODIHR për 14 majin, ambasada britanike: E rëndësishme që rekomandimet të zbatohen

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 08:18 | Politikë
Raporti i ODIHR për 14 majin, ambasada britanike: E rëndësishme

Ambasada britanike në Tiranë ka përshëndetur raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit në vend.

Në një reagim në platformën X, britanikët theksojnë se tashmë është e rëndësishme që rekomandimet e ODIHR të vihen në zbatim. 

Në reagim përmenden edhe problematikat kryesore të evidentuar nga misioni ndërkombëtar si keqpërdorimi i burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, shitblerja e votës, transparenca e financimit të fushatave të partive politike etj.

Britania e Madhe shprehet po ashtu se mbështet punën e Komisionit Ndërpartiak të Reformës Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë për të siguruar zbatimin e plotë të rekomandimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos